Me “kategorinë B” mund të vozisni motor deri 124 kubikë

Ja edhe kushtet tjera të cilat duet t’i plotësoni. Me këtë ndryshime ligjore, gjithkush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, do të mundet në mënyrë të ligjshme, të vozisë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”. Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i miratoi ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacion […]

Prill 9, 2026 - 14:00
Me “kategorinë B” mund të vozisni motor deri 124 kubikë

Ja edhe kushtet tjera të cilat duet t’i plotësoni.
Me këtë ndryshime ligjore, gjithkush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, do të mundet në mënyrë të ligjshme, të vozisë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i miratoi ndryshimet në Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, gjë me të cilën në fuqi hyjnë risitë e gjatë pritura për shoferët. Me këtë ndryshm ligjor parashihet, që çdokush që posedon patentë shoferi të kategorisë “B”, në mënyrë të ligjshme të mund të drejtojë motorin me 125 kubikë, pa patur nevojë ta ketë kategorinë “A”.

Megjithatë, që të mund të përdorë këtë të drejtë, duhet t’i plotësojnë këto kritere:
-Të kenë mbushur 23 vjet moshë
-Të posedojnë patentë shoferi të kategorisë “B”, me më së paku 5 vjet
-Të kenë ndjekur 4 orë teorike plotësuese në Auto-shkollë

Kjo masë pritet konsiderueshëm ta zvogëlojë rrëmujën në trafik nëpër qytete dhe t’i nxisë qytetarët që në mënyrë më racionale t’i përdorin mjetet transportuese.