Mediat maqedonase sulmojnë TVM2 në gjuhën shqipe: Promovon Shqipërine Etnike
MRT dje në mëngjes, rreth orës 11:00, në kanalin e saj të dytë (TVM2), në kuadër të një festivali për fëmijë, transmetoi një këngë me titull “Trojet shqiptare”, duke nxitur The post Mediat maqedonase sulmojnë TVM2 në gjuhën shqipe: Promovon Shqipërine Etnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
MRT dje në mëngjes, rreth orës 11:00, në kanalin e saj të dytë (TVM2), në kuadër të një festivali për fëmijë, transmetoi një këngë me titull “Trojet shqiptare”, duke nxitur reagime në mediat maqedonase.
Sipas raportimeve, në performancë shfaqet një vajzë shqiptare 13-vjeçare, e veshur me një bluzë që paraqet një hartë të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”, ndërsa këndon vargje si: “Fluturo, fluturo, Shqipëri, fluturo, flamuri ynë ngrihet mbi tokë” dhe “Do të vijë dita kur të gjithë do të jemi bashkë, sepse jemi një popull, një ëndërr, një qëllim”.
Mediat në gjuhën maqedonase e kanë cilësuar përmbajtjen si problematike, duke vlerësuar se “bëhet fjalë për mesazhe me karakter nacionalist, që perceptohen si provokuese dhe përçarëse”, veçanërisht për faktin se janë transmetuar në një program të dedikuar për fëmijë në televizionin publik.
“Ky lloj përmbajtjeje nuk kontribuon në frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndaj shtetit”, citohet të kenë shkruar disa media, duke ngritur dilema për rolin edukativ të transmetuesit publik.
Rasti ka hapur debat edhe për përgjegjësinë editoriale brenda MRT dhe kriteret e përzgjedhjes së programeve që transmetohen në media publike.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga MRT, ndërsa kërkesat për sqarim institucional vazhdojnë të rriten. Gazeta Flaka
The post Mediat maqedonase sulmojnë TVM2 në gjuhën shqipe: Promovon Shqipërine Etnike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .