Ademi: Përparësi “etike” në vend të asaj etnike – shkelje e frymës së Ohrit

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj propozim-ligjit për përfaqësim adekuat të hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska, duke vlerësuar se ai devijon nga parimet themelore të barazisë The post Ademi: Përparësi “etike” në vend të asaj etnike – shkelje e frymës së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 9, 2026 - 02:00
Ademi: Përparësi “etike” në vend të asaj etnike – shkelje e frymës së Ohrit

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ndaj propozim-ligjit për përfaqësim adekuat të hartuar nga Tanja Karakamisheva-Jovanovska, duke vlerësuar se ai devijon nga parimet themelore të barazisë etnike.

Ademi theksoi se zgjidhja e ofruar në këtë draft-ligj “e deformon konceptin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, duke vendosur në plan të parë përkatësinë etike në vend të asaj etnike.

“Ligji për përfaqësim adekuat i Karakamishevës po i jepte përparësi përkatësisë etike para përkatësisë etnike”, deklaroi Ademi, duke shtuar se një qasje e tillë është në kundërshtim me frymën e Marrëveshja e Ohrit.

Sipas tij, përfaqësimi adekuat nuk mund të relativizohet përmes formulimeve që shmangin identitetin etnik, pasi kjo do të çonte në zhbërjen e një prej shtyllave kryesore të rendit kushtetues të vendit.

Ademi paralajmëroi se miratimi i një ligji të tillë do të hapte dilema serioze në praktikë dhe do të cenonte balancën ndëretnike, duke kërkuar që çdo zgjidhje ligjore të respektojë në mënyrë të plotë parimet e barazisë dhe përfaqësimit të komuniteteve.

Teza se gjatë pinësimit, do t’i jepte përparësi përkatësisë etike para përkatësisë etnike, u plasua ne opinion nga Zekirja Ibrahimi.

Sakaq, zëvendëskryeministri Bekim Sali tha se: Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat gjatë punësimit, do t’i japë përparësi biografisë së kandidatit e jo përkatësisë etnike.

Në intervistën për Alsat, Sali tha se nuk do të mund të rezervohen vende punësimi për bashkësitë etnike, model sipas të cilit funksiononte instrumenti i Balancuesit i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese në tetor të vitit 2024. Gazeta Flaka

The post Ademi: Përparësi “etike” në vend të asaj etnike – shkelje e frymës së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .