Meloni do të “shkri” marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes? Mickoski: Lëvizje priten pas Vitit të Ri

Pritet që kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të përfshihet në afrimin e qëndrimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shkruajnë burime diplomatike në Shkup për portalin në gjuhën shqipe Lideri.mk. Sipas The post Meloni do të “shkri” marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes? Mickoski: Lëvizje priten pas Vitit të Ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 22, 2025 - 20:30
 0
Meloni do të “shkri” marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes? Mickoski: Lëvizje priten pas Vitit të Ri

Pritet që kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, të përfshihet në afrimin e qëndrimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, shkruajnë burime diplomatike në Shkup për portalin në gjuhën shqipe Lideri.mk. Sipas tyre, përfshirja direkte e Melonit do të jepte një impuls pozitiv në gjetjen e një baze të përbashkët për tejkalimin e mosmarrëveshjeve që po e bllokojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Meloni është figurë ideale për afrimin e pozicioneve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ajo është një figurë e fuqishme në BE, por edhe një nga aleatët kryesorë të SHBA-së në Evropë për momentin”, theksuan këto burime për Lideri.mk, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një ndërmjetësim klasik mes dy palëve, por për një angazhim që synon avancimin e çështjeve të hapura.

Këtë informacion deri diku indirekt e konfirmoi edhe kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një takimi me gazetarët të premten.

“Pres zhvillime pozitive me Bullgarinë në fillim të vitit të ardhshëm. Kemi biseduar edhe me kryeministrin e një prej tri vendeve më të mëdha të BE-së”, deklaroi Mickoski. Edhe pse nuk e përmendi emrin e vendit, është e qartë se Italia konsiderohet si fuqia e tretë evropiane pas Gjermanisë dhe Francës. Flaka

The post Meloni do të “shkri” marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes? Mickoski: Lëvizje priten pas Vitit të Ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .