Memli Krasniqi nderon veprën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nderuar sot kujtimin e heronjve Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në 36-vjetorin e rënies së tyre. “Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në […]

Nëntor 2, 2025 - 14:00
 0
Memli Krasniqi nderon veprën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nderuar sot kujtimin e heronjve Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në 36-vjetorin e rënies së tyre.

“Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se idealet e tyre mbeten të gjalla edhe sot, duke i cilësuar si shembull të dashurisë për atdheun dhe të guximit për liri.

“Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”, ka përfunduar ai. /ORAinfo/