Mërgimtari nga Kosova vret ish-gruan e tij, la 4 fëmijë jetimë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë. Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë, transmeton albinfo.at. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të […] The post Mërgimtari nga Kosova vret ish-gruan e tij, la 4 fëmijë jetimë appeared first on InfoShqip.com.

Prill 6, 2026 - 22:30
Mërgimtari nga Kosova vret ish-gruan e tij, la 4 fëmijë jetimë

Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.

Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë, transmeton albinfo.at.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, një zonë në komunën Baden, në rajonin e Austria e Ulët. Sipas raportimeve fillestare nga mediat lokale dhe burime të afërta me hetimet, viktima është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë që dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen nga goditjet me kaçavidë.

Autori i vrasjes tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga mediat në Austri, dyshohet se arma e përdorur në krim ka qenë një kaçavidë, me të cilën viktima është goditur disa herë në kokë, duke i shkaktuar plagë fatale./INA/

The post Mërgimtari nga Kosova vret ish-gruan e tij, la 4 fëmijë jetimë appeared first on InfoShqip.com.