Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin. Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028. Argjentinasi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme. Pra, për edhe të paktën tri vite […]

tetor 23, 2025 - 20:30
 0
Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Argjentinasi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme.

Pra, për edhe të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta.