Milan gati për goditjen e madhe në merkato — synon talentin brazilian që po çmend Europën!

Përveç përqendrimit në ndeshjet e Serie A, klubi i Milanit është aktiv edhe në merkato. Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, objektivi kryesor i kuqezinjve është Rayan, sulmuesi i talentuar i skuadrës braziliane Vasco de Gama. 19-vjeçari ka spikatur këtë sezon me 16 gola në 46 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, mes […]

tetor 24, 2025 - 17:00
 0
Milan gati për goditjen e madhe në merkato — synon talentin brazilian që po çmend Europën!

Përveç përqendrimit në ndeshjet e Serie A, klubi i Milanit është aktiv edhe në merkato.

Sipas raportimeve të “Calciomercato.com”, objektivi kryesor i kuqezinjve është Rayan, sulmuesi i talentuar i skuadrës braziliane Vasco de Gama.

19-vjeçari ka spikatur këtë sezon me 16 gola në 46 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, mes tyre edhe Milanin.

Thuhet se Max Allegri e vlerëson shumë sulmuesin e ri brazilian dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të nisin negociatat për transferimin e tij.

Rayan ka kontratë me Vasco de Gama deri në vitin 2026, por Milani po punon për ta finalizuar marrëveshjen që në merkaton e janarit.

Plani i kuqezinjve është që lojtari të qëndrojë në Brazil deri në fund të këtij sezoni dhe më pas, gjatë verës, të bashkohet me skuadrën në Itali.