Dymbëdhjetë vjet burg për Vasil Jovanovin që përplasi për vdekje Frosina Kulakovën
Vasil Jovanov, i cili goditi Frosina Kulakovën në bulevardin Aradhat Partizane pesë muaj më parë, u dënua me dymbëdhjetë vjet burg. Ai akuzohet për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”. Jovanovit iu ndalua gjithashtu të drejtonte automjet për pesë vjet, transmeton Portalb.mk. I mërzitur dhe i pakënaqur […]


Vasil Jovanov, i cili goditi Frosina Kulakovën në bulevardin Aradhat Partizane pesë muaj më parë, u dënua me dymbëdhjetë vjet burg. Ai akuzohet për veprën penale të “Krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”. Jovanovit iu ndalua gjithashtu të drejtonte automjet për pesë vjet, transmeton Portalb.mk.
I mërzitur dhe i pakënaqur dukshëm me vendimin, babai i Frosinës doli nga salla e gjyqit duke thirrur “Gjykata është mafioze”. Nëna dhe motra e Frosinës qëndruan në sallën e gjyqit deri në përfundim të leximit të vendimit. Ata mbanin veshur bluza ku shkruhej “Drejtësi për Frosinën”.
Prindërit e Frosinës kërkuan dënimin maksimal për autorin e krimit, pra 20 vjet.
Gjyqtarja Snezana Markovska shpjegoi se Gjykata e konsideroi humbjen e një jete të re njerëzore, si dhe sjelljen”delinkuente” të të pandehurit, si rrethanë rënduese gjatë përcaktimit të dënimit të të pandehurit.
Gjykata gjithashtu krijoi disa procedura të hapura për kundërvajtje kundër të pandehurit Jovanov.
Sipas aktakuzës, më 29 janar të këtij viti, Jovanov, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit, drejtoi një automjet me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në bulevardin Aradhat Partizane në Shkup. Në një kalim për këmbësorë, në semafor të kuq, ai e goditi Kulakovën, e cila po kalonte në semaforin e gjelbër për këmbësorë. Nga forca e goditjes, Frosina pësoi lëndime të rënda dhe vdiq në vend. Krimi për të cilin akuzohet Jovanovi mbart një dënim me burg deri në 20 vjet.
Seanca kryesore në këtë rast filloi dhe përfundoi menjëherë, pra të premten, pasi i pandehuri Jovanov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gjykatësja Snezhana Markovska, e cila kryeson gjykimin, nëse e kupton krimin për të cilin akuzohet dhe nëse ndihet fajtor, tha: “Po, jam fajtor!”
Me këtë, ai u deklarua fajtor për krimin e veprave të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik.