Mexhiti ia uron fitoren Kurtit: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, ia ka uruar fitoren në zgjedhje, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. “Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhnjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore. Urime dhe përgëzime të […]

shkurt 10, 2025 - 05:00
 0  5
Mexhiti ia uron fitoren Kurtit: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

Zv.kryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, ia ka uruar fitoren në zgjedhje, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime VETËVENDOSJE! Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhnjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzore.

Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e lartë të demonstruar sot. Urime dhe komplimente institucioneve të Kosovës për zgjedhjet demokratike dhe atmosferën festive anembanë Kosovës”, ka shkruar Mexhiti.