RMV, edhe një javë mundësi për të aplikuar për tre çmimet për gazetari nga IMM

Gazetarët dhe fotoreporterët do të kenë mundësi edhe një javë të aplikojnë në Institutin Maqedonas për Media në lidhje me konkursin për çmimin “Nikolla Mlladenov 2024”, transmeton Portalb.mk. Në këtë konkurs do të përzgjedhen punimet më të mira në tri kategori: historia më e mirë hulumtuese, produkti më inovativ dhe fotografia më e mirë. Të […]

shkurt 10, 2025 - 03:00
 0  5
RMV, edhe një javë mundësi për të aplikuar për tre çmimet për gazetari nga IMM
Media, gazetarë, gazetari. televizion, kamera, foto: Suad Bajrami

Gazetarët dhe fotoreporterët do të kenë mundësi edhe një javë të aplikojnë në Institutin Maqedonas për Media në lidhje me konkursin për çmimin “Nikolla Mlladenov 2024”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë konkurs do të përzgjedhen punimet më të mira në tri kategori: historia më e mirë hulumtuese, produkti më inovativ dhe fotografia më e mirë. Të interesuarit do të mund të aplikojnë me 3 tema të ndryshme ose 3 fotografi të ndryshme.

Aplikuesit që mund të jenë punëtor në media ose të papunë, duhet të aplikojnë më punimet që janë publikuar gjatë vitit 2024 në ndonjë hapësirë mediale që është e regjistruar në RMV.