Mexhiti : Jemi të përgatitur që të ballafaqohemime sfidat në mjedisin jetësor

Shkup, 25.10.2024-Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, mori pjesë në panel-diskutimin “100% të pëkushtuar për ty” në të cilin u shqyrtuan çështjet më aktuale në mjedisin jetësor. Në fjalimin e tij, Mexhiti, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria po ballafaqohen me sfida të shumta në mjedis […]

tetor 25, 2024 - 16:01
 0  6
Mexhiti : Jemi të përgatitur që të ballafaqohemime sfidat në mjedisin jetësor

Shkup, 25.10.2024-Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, mori pjesë në panel-diskutimin “100% të pëkushtuar për ty” në të cilin u shqyrtuan çështjet më aktuale në mjedisin jetësor.

Në fjalimin e tij, Mexhiti, theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria po ballafaqohen me sfida të shumta në mjedis në kohë krize energjetike, dekada të ndotjes së ajrit, mënjanimit të mbeturinave historike, ballafaqimit me problemet e menaxhimit të mbeturinave,sigurimit të infrastrukturës për furnizimin me ujë, largimit dhe pastrimit të ujërave të zeza dhe mbrojtjes së vlerave natyrore dhe të biodiversitetit.

“Angazhimi ynë i padiskutueshëm është që të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm dhe anëtarësim në BE dhe gjatë kësaj rruge patjetër që duhet të tregojmë gatishmëri për zbatimin e standardeve të larta evropiane në këtë fushë, që kërkon shumë punë, bashkëpunim ndërsektorial dhe shumë burime financiare”, tha Mexhiti, duke theksuar se Ministria dhe Qeveria janë të gatshme të përballen me sfidat në mjedis.

Në këtë panel-diskutimi zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, u ndal në dy problemet më aktuale, ndotjen e ajrit dhe ngritjen e sistemit për menaxhimin rajonal të mbeturinave.

“Për ballafaqimin me ndotjen e ajrit veprojmë në disa drejtime sipas masave të përcaktuara në dokumentet e planifikimit kombëtar dhe atij vendor, të cilat janë zëvendësimi i sistemeve të ngrohjes jo-ekologjike, reduktimi i emetimeve nga trafiku, reduktimi i emetimeve nga burimet stacionare, përmirësimi i efikasitetit energjetik, kursimi i energjisë dhe shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, reduktimi i emetimeve nga mbeturinat”, tha Mexhiti.

Në prezantimin e tij, Mexhiti, theksoi se Ministria me mjete nga buxheti kombëtar, nga Bashkimi Evropian dhe nga donatorë të tjerë dypalësh, po punon në mënyrë aktive në modernizimin, rindërtimin dhe zgjerimin e Sistemit Shtetëror të Monitorimit të Cilësisë së Ajrit të Ambientit dhe është në gjendje të mirë.

Duke përkujtuar se me decentralizimin, shumica e aktiviteteve operacionale janë përgjegjësi e pushtetit vendor, duke përfshirë edhe trajtimin e burimeve të ndotjes së ajrit, Mexhti theksoi se Ministria mbështet Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale në përgatitjen e planeve për cilësinë e ajrit, që është obligim ligjor i tyre. Gjithashtu, përmes Programit për Investime në Mjedis, financoi edhe krijimin e regjistrave të ndotësve të ajrit për shtatëmbëdhjetë komuna, të cilat mundësojnë identifikimin e burimeve të ndotjes së ajrit dhe përcaktimin e sasive të emetimeve të substancave ndotëse në ajër, që është parakusht për prioritizimin e masave për uljen e ndotjes së ajrit.

Mbështetje ofrohet edhe nga donatorët dhe agjencitë ndërkombëtare. Zhvillimi i planeve për cilësinë e ajrit për Strumicë dhe azhurnimi i planeve për Kumanovën, Kavadarin, Gostivarin dhe Strugën janë duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Trajtimi me ndotjen e ajrit” të implementuar nga UNDP-ja, dhe në kuadër të IPA 3 projektit “BE-ja për ajër të pastër “, qëllimi kryesor i të cilit është të kontribuojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Maqedoninë e Veriut dhe zvogëlimin e rreziqeve për shëndetin e njerëzve, gjegjësisht përmirësimin e cilësisë së ajrit në katër qytete të mëdha në Maqedoninë e Veriut (Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë), janë planifikuar aktivitetet në vijim: ndryshimi i sistemeve të ngrohjes në 70 objekte publike në katër komuna: Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë, furnizimi i 6 autobusëve ekologjikë për mbështetjen e transportit publik në Shkup, furnizimi i 6000 fidanëve dhe shpërndarja e tyre në katër qytete, përgatitja e studimit të fizibilitetit për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të ngrohjes në Shkup, furnizimi i pajisjeve për monitorimin e ajrit.

Gjithashtu, gjatë sezonit të ngrohjes kur vërehet rregullisht një përqendrim i shtuar i substancave ndotëse në ajër, Ministria, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, planifikon të kryejë vizita të jashtëzakonshme dhe të vazhdueshme në objektet industriale për të cilat MMJPH-ja ka dhënë A – Leje të Integruar Ekologjike me qëllim që të rritet kujdesi në përmbushjen e detyrimeve të lejeve.

Në pjesën kushtuar aktiviteteve për ngritjen e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Mexhiti, theksoi se ballafaqimi me mbeturinat si një nga çështjet më aktuale është e mundur vetëm me ngritjen dhe funksionimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave. Sipas politikave kombëtare dhe dokumenteve të planifikimit strategjik, në vend do të krijohen 5 sisteme rajonale të menaxhimit të mbeturinave.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është bërë një hap përpara në rajonet lindore dhe verilindore dhe së fundi është publikuar një shpallje për furnizimin publik për ndërtimin e impiantit qendror të menaxhimit të mbeturinave dhe ndërtimin e 6 stacioneve të transferimit për këto rajone.

“Përfundimisht do të thekësoj se janë në vazhdim e sipër fazat për mbylljen e deponive jo- standarde, si dhe është në proces furnizimi i pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave dhe automjeteve edhe për rajonet e tjera”, potencoi Mexhiti.