Mexhiti: Nga viti 2005 deri më sot, papunësia në Çair është ulur nga 40% në 16%
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit lokal të nëndegës “Kongresi i Manastirit”, tha se sot Çairi dallon rrënjësisht nga viti 2005, kur ai mori drejtimin e komunës. “Sot Çairi dallon prej 2005-tës. Në 2005, kur e kam marr unë Çairin, nuk kishte as objekt komune. […]

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në hapjen e shtabit lokal të nëndegës “Kongresi i Manastirit”, tha se sot Çairi dallon rrënjësisht nga viti 2005, kur ai mori drejtimin e komunës.
“Sot Çairi dallon prej 2005-tës. Në 2005, kur e kam marr unë Çairin, nuk kishte as objekt komune. Papunësia në Çair ka qenë 40%, sot është 16%”, theksoi Mexhiti. Ai kujtoi se dikur shqiptarët në administratën shtetërore kanë pasur përfaqësim minimal.
“Dikur, kur s’ka qenë Komuna e Çairit, në Çair kanë kërkuar vetëm ndonjë shofer, bodigard apo sekretareshë. Sot Çairi e determinon politikën shqiptare në Maqedoni”.
Duke vlerësuar peshën politike të Çairit, Mexhiti tha se në këto zgjedhje vendimtare nuk është pyetja se çfarë do të ndodhë në Kërçovë, Strugë apo qytete të tjera, por se kush do të fitojë në Çair.
“Çairi është qendra e Shkupit, zemra e Shkupit dhe zemra e politikës shqiptare”, potencoi Mexhiti.
