Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë
Zv.kryeministri i parë përmes njê postimi në rrjetet sociale, ka pyetur BDI-në përse nuk protestoi kur Gjykata Kushtetuese abrogoi dispozitat e Ligjit për evidencën amë. Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mexhitit. Fakt: Shkurt 2024: Në pushtet Ali Ahmeti. Ministër i drejtësisë dhe propozues ligji Krenar Lloga. Gjykata Kushtetuese sjell vendimin numër […]
Zv.kryeministri i parë përmes njê postimi në rrjetet sociale, ka pyetur BDI-në përse nuk protestoi kur Gjykata Kushtetuese abrogoi dispozitat e Ligjit për evidencën amë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mexhitit.
Fakt:
Shkurt 2024:
Në pushtet Ali Ahmeti. Ministër i drejtësisë dhe propozues ligji Krenar Lloga.
Gjykata Kushtetuese sjell vendimin numër У.бр.92/2023:
Ky vendim abrogoi dispozitat e Ligjit për evidencën amë. Me këtë vendim u abrogua Ligji me të cilin përkatësia etnike shkruhej në certifikatë të lindjes. Qëllimi i ligjit ishte të fuqizohet parimi i përfaqësimit të drejtë. Gjykata e anuloi me të njejtin arsyetim me të cilin e anuloi balancuesin.
Ku ishte BDI të protestonte atëherë?!