Mexhiti: U konfirmua se lufta brenda BDI-së për largimin e Grubit ka qenë e drejtë

Koalicioni Vlen ka përshëndetur vendimin e DASH për të futur në listën e zezë ish zv.kryeministrin Artan Grubi, por edhe gjykatësin Enver Bexheti. Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti theksoi The post Mexhiti: U konfirmua se lufta brenda BDI-së për largimin e Grubit ka qenë e drejtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 10, 2024 - 19:00
 0  5
Mexhiti: U konfirmua se lufta brenda BDI-së për largimin e Grubit ka qenë e drejtë

Koalicioni Vlen ka përshëndetur vendimin e DASH për të futur në listën e zezë ish zv.kryeministrin Artan Grubi, por edhe gjykatësin Enver Bexheti. Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti theksoi se e gjithë lufta që është bërë kundër korrupsionit por edhe brenda BDI-së për largimin e Grubit ka qenë e drejtë, ndërsa SHBA-të edhe njëherë e konfirmuan se janë partneri ynë i parë dhe më i rëndësishëm.

“Po të kishte pasur BDI-ja fuqi të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Artan Grubi asnjëherë nuk do të bëhej zv.kryeministër në Qeveri. Po të kishte pasur fuqi BDI-ja të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Ali Ahmeti do të dëgjonte kur i kërkonim të largonte dhe të përjashtonte Artan Grubin. Po të kishte fuqi Ali Ahmeti që t’ia ndalte hovin Artan Grubit. Po t’ia këpuste rrugën korrupsionit, t’ia ndalte Artanit rrugën e bashkëpunimit me Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin, ndoshta BDI-ja as nuk do të shkonte në opozitë”, deklaroi Izet Mexhiti, LD. VLEN.

Ishte 21 vjetori i BDI-së, festat ishin të ndara. Ali Ahmeti akuzonte fillimisht për grupe interesi, por Izet Mexhiti ishte i bindur se pa u larguar Grubi, nuk do të kishte më kthim prapa. Ndërkohë që BDI-ja ironizonte fraksionin me Grup Zjarri, Mexhiti përmes një letre njoftoi interpelancën ndaj Grubit dhe Bujar Osmanit, për mosrealizim të një sërë premtimeve të BDI-së dhe Qeverisë. Lufta me slloganet “Sun rri me ne” ndau përfundimisht rrugët.

“Faktikisht është një uzurpim i këtyre funksioneve. Kjo në prapaskenë del se do të marrë partinë, të bëhet kryetar partie, ashtu si ai ironizon. Atëherë përse nuk diskutohet se kush do jetë kryetari i ardhshëm i partisë… Prej jashtë mund ta them që Artan Grubi është lideri De facto, me shumë pushtet i partisë. I stërngarkuar me pozita. Këto nuk janë vetëm qëndrime personale, por janë qëndrime nga votuesit tanë, nga strukturat e partisë, nga baza. Një ndër përplasjet në parti ka qenë edhe premtimet që nuk u realizuan aspak dhe ne nuk mund të presim kryeministrin shqiptar 100 ditës t’i përmbush ato dështime”, tha Izet Mexhiti, deputet. 

The post Mexhiti: U konfirmua se lufta brenda BDI-së për largimin e Grubit ka qenë e drejtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .