Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës

VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në Spitalin klinik të Tetovës. Me këtë rast, sot janë ndarë 109 vendime pune, ndërsa së bashku me 36 vendimet e ndara më herët, gj...

gusht 25, 2026 - 18:00
Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës

VLEN e cilëson si një tjetër premtim të mbajtur procesin e rregullimit të statusit të punës për të punësuarit në Spitalin klinik të Tetovës.

Me këtë rast, sot janë ndarë 109 vendime pune, ndërsa së bashku me 36 vendimet e ndara më herët, gjithsej 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës.

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, së bashku me Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit klinik të Tetovës, Erzen Elezi, takuan një pjesë të stafit që prej kohësh ka qenë në shërbim të institucionit, ndërsa sot mori për herë të parë vendimet e punës.

“Pjesa më e madhe e vendeve të punës u dedikohet profileve mjekësore – mjekëve, laborantëve, biokimistëve, infermierëve dhe kuadrove të tjera të nevojshme për funksionimin e spitalit.

Në kuadër të procesit janë përfshirë edhe 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë”, thekson Mexhiti.

Por procesi, sipas tij, nuk përfundon këtu.

Sipas Mexhitit, gjatë muajit shtator pritet të hapen edhe vende të reja pune për specializantë, ndihmës-infermierë dhe administratë.

“Po punojmë që Spitali klinik i Tetovës të ketë kuadrin që i nevojitet dhe qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë. Sepse ne e mbajmë fjalën”, deklaroi Mexhiti.

The post Mexhiti: VLEN mban fjalën,145 punonjës rregullojnë statusin e punës në Spitalin klinik të Tetovës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.