Mickoski: Ajo që po ndodh është rezultat i qendrave të fuqisë brenda dhe jashtë vendit që duan që kjo qeveri të mos ketë sukses, por ne do të fitojmë
Shkup, 14 shtator – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se zjarret që po ndodhin në shtet janë të organizuara nga qendra të fuqisë nga brenda vendit dhe jashtë shtetit, për të… The post Mickoski: Ajo që po ndodh është rezultat i qendrave të fuqisë brenda dhe jashtë vendit që duan që kjo qeveri të mos ketë sukses, por ne do të fitojmë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 14 shtator – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se zjarret që po ndodhin në shtet janë të organizuara nga qendra të fuqisë nga brenda vendit dhe jashtë shtetit, për të cilat, siç thekson, ka informacione nga shërbimet.
“Dua të them se gjëra të tilla do të ndodhin dhe nuk do të ndalen dhe dua t’u bëj thirrje qytetarëve se zjarrvënie dhe diversime të tilla do të vazhdojnë në periudhën që vijon, sepse ka qendra të fuqisë në shtet, por edhe jashtë shtetit, që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses. Ne do të luftojmë. Ata do të vazhdojnë të djegin, do të vazhdojnë të krijojnë, të vjedhin, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë, të luftojmë dhe në fund do të fitojmë”, deklaroi Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në Trubarevë, ku dje shpërtheu një zjarr në një objekt me mbeturina elektronike.
Shtoi se ajo që po ndodh tani dhe ajo që po ndodhi në verë dhe të cilën e përballuan me sukses do të vazhdojë, sepse, siç theksoi, “dikush ka interes kjo të vazhdojë”, por se do të mposhten.
I pyetur nëse firma për menaxhim me mbeturina ku ndodhi zjarri i ka plotësuar kushtet e specifikuara në licencë, tha se ajo është marrë në vitin 2021 me vlefshmëri deri në vitin 2031 dhe sipas asaj që është dhënë si licencë, ata deklaruan se e posedojnë.
“Mund të shihni edhe mbeturina të tjera në perimetrin e zjarrit, shihni kushtet në të cilat ato punojnë, dhe gjithashtu shohim kushtet e mbeturinave që punojnë në të gjithë shtetin. Nëse më pyetni mua, këto nuk janë kushtet në të cilat duhet të punojnë. Por, në të njëjtën kohë, të gjitha këto sulme fizike dhe hibride që po ndodhin do të synojnë këto dobësi dhe do të vazhdojnë të ndodhin”, tha Mickoski.
The post Mickoski: Ajo që po ndodh është rezultat i qendrave të fuqisë brenda dhe jashtë vendit që duan që kjo qeveri të mos ketë sukses, por ne do të fitojmë first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
