Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook. Sipas bindjeve të kryeministrit, Këshilli Gjyqësor është pjesë e një sistemi që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. “Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të […]

shkurt 6, 2025 - 11:00
 0  3
Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.

Sipas bindjeve të kryeministrit, Këshilli Gjyqësor është pjesë e një sistemi që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit.

“Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze në ndryshim nga praktikat e deritanishme të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj”.

“Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, për bindjen time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. Maqedonia duhet të fitojë!”, ka shkruar Mickoski në Facebook.