Mickoski: Gjendja me derivatet është jashtëzakonisht e mirë!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se shteti nuk ka kurrfarë sfidash në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe derivate të naftës dhe se kemi karburante më të lira në rajon, duke potencuar se me vajgur te ne furnizohen disa aeroporte nga rajoni krahas furnizimit që e bëjnë qytetarët nga shtete fqinje te ne në pompat e […]

Prill 17, 2026 - 14:00
Mickoski: Gjendja me derivatet është jashtëzakonisht e mirë!

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se shteti nuk ka kurrfarë sfidash në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe derivate të naftës dhe se kemi karburante më të lira në rajon, duke potencuar se me vajgur te ne furnizohen disa aeroporte nga rajoni krahas furnizimit që e bëjnë qytetarët nga shtete fqinje te ne në pompat e benzinave në vendet kufitare.

Nëse ndodh një sfidë e tillë, tha sot Mickoski, atëherë me kohë do të “ripaketohemi” dhe do të përgatisim strategji të re.

“Situata me naftën dhe derivatet e naftës – karburantet dizel, benzina pa plumb, vajguri, … janë në gjendje jashtëzakonisht të mirë. Si shtet, në këtë moment nuk shohim ndonjë sfidë në zinxhirin e furnizimit. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me furnizuesit. Nga ky aspekt, nuk shohim ndonjë rrezik për qytetarët dhe bizneset tona. Ka sasi të mjaftueshme në rezervat shtetërore, por edhe në tubacionin që lidh portin e Selanikut me rafinerinë OKTA, e cila tashmë është funksionale dhe operative”, deklaroi Mickoski, pasi mori pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e Shkollës Fillore Komunale “Strasho Pinxhur” në Gjorçe Petrov.

Jo vetëm që kemi sasi të mjaftueshme për qytetarët dhe bizneset tona, theksoi kryeministri, por edhe konsumi është rritur, në ditë të caktuara me 30 për qind, sepse shumë qytetarë nga vendet fqinje vijnë tek ne dhe furnizohen me karburant. Presioni është më i madh në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë sepse si nafta ashtu edhe karburantet pa plumb janë dukshëm më të të lira këtu, tha Mickoski, duke theksuar se çmimi i karburantit dizel këtu është më i ulët me mbi 0,6 euro për litër krahasuar me atë te fqinji ynë jugor, dhe me 0,3 euro për litër krahasuar me atë në Serbi.

“Gjithashtu, me vajgurin që eksportojmë, disa aeroporte marrin vajgur, siç është aeroporti i Prishtinës dhe disa të tjerë. Pra, në këtë moment, fakti numër një është se qytetarët tanë përdorin karburantet më të lira në rajon dhe fakti numër dy është se kemi sasi të mjaftueshme dhe për momentin nuk shohim ndonjë sfidë që lidhet me mungesën. Nëse ndodh një sfidë e tillë, atëherë do ta ripaketojmë në kohën e duhur dhe do të përgatisim një strategji të re”, deklaroi Mickoski.

I pyetur nëse mendohet për kufizim të mbushjes së karburanteve në vendet kufitare, përsërit se për momentin jemi të qëndrueshëm dhe se nuk sheh sfida nga aspekti i mungesës së karburanteve.