Janevska: Projektligji i tërhequr për arsimin e mesëm do të diskutohet sërish
Projektligji për arsimin e mesëm, i cili në fund të vitit të kaluar u tërhoq nga Kuvendi për shkak të reagimeve ndaj njërës nga dispozitat që parashikon intonimin e himnit shtetëror në shkolla, do të diskutohet sërish, transmeton Portalb.mk. Ministrja Vesna Janevska duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, tha se projektligji do të diskutohet sërish […]
Projektligji për arsimin e mesëm, i cili në fund të vitit të kaluar u tërhoq nga Kuvendi për shkak të reagimeve ndaj njërës nga dispozitat që parashikon intonimin e himnit shtetëror në shkolla, do të diskutohet sërish, transmeton Portalb.mk.
Ministrja Vesna Janevska duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske, tha se projektligji do të diskutohet sërish për të “gjetur gjuhën e përbashkët”, siç tha ajo, “nëse është e nevojshme ligji do të kthehet edhe pa atë dispozitë, për shkak të rëndësisë së reformave”.
Ajo veçoi se i vjen keq që temat politike janë bërë objekt diskutimesh kaq të ashpra dhe se ajo dhe qeveria nuk do lejojnë që politika të përfshihet në ligjet për arsimin”.
“Ne nuk kemi krijuar tensione ndëretnike me ligjin dhe si ministër përgjegjës nuk do ta lejoj veten të ushqej tensione ndëretnike. Por, për fat të keq, partia BDI e përdori atë në mënyrën më të papërshtatshme për të futur çështje politike dhe etnike në ligjin e arsimit. Unë nuk do të lejoj të ndodhë një gjë e tillë, prandaj ligji është tërhequr. Do të diskutojmë pak më shumë për atë temë, por nëse nuk gjejmë një gjuhë të përbashkët, është e rëndësishme që reformat thelbësore në arsimin e mesëm të kalojnë dhe ligji të kthehet edhe pa atë dispozitë nëse është e nevojshme. Megjithatë, duhet të flasim pak më shumë”, tha Janevska.
Më 20 dhjetor, Qeveria tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm me të cilin parashikohej që himni shtetëror të intonohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në patronazhet e shkollave. Ky projektligj shkaktoi reagime të shumta edhe te dy koalicionet e partive shqiptare në kuvend, Frontin Evropian dhe VLEN.
- LEXO: Janevska: Kuvendit sërish do t’i dorëzohet propozim-ligji për arsim të mesëm, me tekst të përmirësuar
- LEXO: Intonimi i himnit shtetëror në shkolla në pauzë, Qeveria e RMV-së e tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm
- LEXO: Tjetër propozim Ligj në Kuvendin e RMV-së që prekë ndjenjat e shqiptarëve
Kujtojmë që nismë për intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla pati vjeshtën e vitit 2023, ku disa komuna të Shkupot të cilat drejtohen nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së e cila ishte në opozitë aso kohe. Ky veprim u cilësua si veprim provokativ dhe me tendencë për nxitjen e raporteve mes bashkësive etnike. Ndërkaq në korrik të vitit 2024 Këshilli Komunal i Velesit vendosi që në vitin e ri shkollor 2024/25, çdo të hënë në turnin e parë dhe të dytë do të këndohet himni kombëtar i Maqedonisë së Veriut në fillim të mësimit në shkollat fillore.