Mickoski: Maqedonia dëshmoi përkushtimin për të ardhmen evropiane
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Samitin Evropian të në Salzburg me moton :”BE: Nuk ka ardhmëri pa reforma” theksoi se ardhmëria e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë shteti ka bërë një sërë lëshimesh dhe hapa të cilat e dëshmojnë përkushtimin tonë për ardhmërinë evropiane. Sipas Mickoskit, ajo që […]
Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Samitin Evropian të në Salzburg me moton :”BE: Nuk ka ardhmëri pa reforma” theksoi se ardhmëria e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe në atë rrugë shteti ka bërë një sërë lëshimesh dhe hapa të cilat e dëshmojnë përkushtimin tonë për ardhmërinë evropiane. Sipas Mickoskit, ajo që mungon është vullneti i ndjekur me vepra që rajoni vërtetë të dalë nga dhoma e pritjes drejt realizimit të ardhmërisë evropiane. Kryeministri më tej, ka potencuar se ardhmëria e rajonit është në transformimin dhe ndërlidhjen ekonomike dhe politike. Fokus i Maqedonisë, sipas Mickoskit është që kompanitë vendore ta rrisin eksportin jashtë kufijve, ndërkaq në vend të tërhiqen investime të huaja. /Alsat.mk