Mickoski me Qeverinë sot në Bërvenicë, akuza për presion dhe shkelje të heshtjes zgjedhore

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është parë në Bërvenicë së bashku me tërë kabinetin e tij qeveritar. Vizita e The post Mickoski me Qeverinë sot në Bërvenicë, akuza për presion dhe shkelje të heshtjes zgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2025 - 18:30
 0
Mickoski me Qeverinë sot në Bërvenicë, akuza për presion dhe shkelje të heshtjes zgjedhore

Një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është parë në Bërvenicë së bashku me tërë kabinetin e tij qeveritar. Vizita e tij në këtë komunë ka ngjallur reagime të forta, pasi shumëkush e interpreton si shkelje të rregullave të heshtjes zgjedhore dhe si formë presioni ndaj votuesve.

Sipas vëzhguesve politikë, prania e të gjithë anëtarëve të qeverisë në këtë zonë, vetëm një ditë para votimit, përbën një lloj lobimi të maskuar për kandidatin maqedonas të partisë së Mickoskit.

Nga ana tjetër, kandidati shqiptar i koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, ka deklaruar se pavarësisht presioneve politike dhe kërcënimeve të kryeministrit, qytetarët e Bërvenicës janë të vendosur ta mbrojnë votën e tyre.

“As presioni e as shantazhet nuk do ta ndalin vullnetin e popullit. Bërvenica këtë herë do t’i takojë shqiptarëve”, tha Ramadani, duke shtuar se mbështetja nga diaspora ka qenë e jashtëzakonshme dhe vendimtare në këtë garë.

Zgjedhjet e së dielës në Bërvenicë pritet të jenë ndër më të ngushtat në vend, me një përballje të drejtpërdrejtë mes kandidatit shqiptar të VLEN-it dhe kandidatit maqedonas të VMRO-DPMNE-së, nën hijen e akuzave për ndërhyrje qeveritare në procesin zgjedhor. (koha.mk)

The post Mickoski me Qeverinë sot në Bërvenicë, akuza për presion dhe shkelje të heshtjes zgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .