Mickoski: Transferimi i mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë do të fillojë në janar

Transferimi i mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë do të fillojë në janar, transmeton Portalb.mk. Kryeministtri i RMV-së ka thënë se edhe pse pritej që pagesa të bëhej gjatë javës së ardhshme, duhet të kryhen dhe respektohen disa procedura ligjore. “Pres që transferimi i mjeteve të fillojë në janar, ka qenë një mbledhje operative në […]

dhjetor 7, 2024 - 15:00
 0  4
Mickoski: Transferimi i mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë do të fillojë në janar
Flamuri i Hungarisë dhe i Maqedonisë së Veriut. Foto: Hristijan Mickoski (Facebook)

Transferimi i mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë do të fillojë në janar, transmeton Portalb.mk.

Kryeministtri i RMV-së ka thënë se edhe pse pritej që pagesa të bëhej gjatë javës së ardhshme, duhet të kryhen dhe respektohen disa procedura ligjore.

“Pres që transferimi i mjeteve të fillojë në janar, ka qenë një mbledhje operative në Ministrinë e Financave, janë përcaktuar hapat, një marrëveshje me njërën palë dhe me tjetrën. Ka procedura formale që duhen ndjekur”, tha Mickoski.

Sipas tij, është mirë që kompanitë me kredinë të rrisin numrin e produkteve, të mos vërehet rritje vetëm në ofertën monetare.

Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro nga kredia hungareze.

Bëhet fjalë për kredi prej 500 milionë eurove nga Hungaria me normë interesi prej 3,25 përqind, me periudhë të pagesës prej 15 vjet, gjegjësisht grejs periudhë e përfshirë prej tre viteve. Ato të holla do të hyjnë si mjete në buxhet, prej nga 250 milionë euro do të orientohen drejt Bankës Zhvillimore, ndërsa ajo përmes bankave komerciale duhet t’i plasojë në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë eurot e tjera janë të dedikuara për projekte infrastrukturore, gjegjësisht për financim të komunave.

Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.