Edhe një fundvit i zymtë në Tetovë, qyteti për të katërtin vit nuk do të zbukurohet
Për të katërtin vit radhazi atmosfera e festave të fundvitit do të jetë e zymtë në Tetovë, qyteti as këtë vit nuk do të dekorohet për festa. Këtë e konfirmoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan Portalb.mk. I pyetur nga Portalb.mk se a do të zbukurohet qyteti këtë vit pasi për tr evite […]
Për të katërtin vit radhazi atmosfera e festave të fundvitit do të jetë e zymtë në Tetovë, qyteti as këtë vit nuk do të dekorohet për festa. Këtë e konfirmoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan Portalb.mk.
I pyetur nga Portalb.mk se a do të zbukurohet qyteti këtë vit pasi për tr evite nuk është zbukuruar, Kasami shkurt u përgjigj:
“Jo, jo, se s’kemi para”
Kujtojmë se që nga ardhja e Kasamit në krye të Tetovës, qyteti nuk është zbukuruar as edhe një herë për festat e fundvitit.
Në vitin 2021 Kasami tha se qyteti nuk do të zbukurohet për shkak të borxhit të madh të komunës dhe se nuk ka para për tu shpenzuar për këtë qëllim.
Në vitin 2022 Kasami tha se qyteti nuk do të zbukurohet për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike.
Në vitin 2023 Kasami tha se derisa nuk arrijnë ta stabilizojnë qytetin në aspektin financiar dhe derisa nuk arrijnë të menaxhojnë me sukses obligimet bazike të komunës, nuk e shihnin të aryyeshme të harxhohen mjete për çështje që nuk janë të domosdoshme.