Mijëra dronë luftarakë kamikazë ‘Skydagger’ mbërrijnë në Kosovë
Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Për përdorimin e tyre, dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë trajnuar. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti publikoi pamjet dhe bëri të ditur se dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall. Këta dronë kamikaz të


Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger kanë mbërritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Për përdorimin e tyre, dhjetëra ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë trajnuar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti publikoi pamjet dhe bëri të ditur se dronët u ngarkuan në kamionët multifunksional Rheinmetall.
Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut.
