Milaim Zeka përmend një emër që pretendon se e keqtrajtoi Parashqevi Simakun (VIDEO)

Gazetari Milaim Zeka ka pretenduar se e di emrin e personit që, sipas tij, ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj Parashqevi Simakut, një nga këngëtaret më të njohura të kulturës shqiptare. Zeka ka thënë se dhuna ndaj Simakut është ushtruar nga ish-sigurimi i shtetit të kohës së Enver Hoxhës, në krye me një nga oficerët

dhjetor 17, 2024 - 19:00
 0  6
Milaim Zeka përmend një emër që pretendon se e keqtrajtoi Parashqevi Simakun (VIDEO)
milaim-zeka-permend-nje-emer-qe-pretendon-se-e-keqtrajtoi-parashqevi-simakun-(video)

milaim-zeka-permend-nje-emer-qe-pretendon-se-e-keqtrajtoi-parashqevi-simakun-(video)

Gazetari Milaim Zeka ka pretenduar se e di emrin e personit që, sipas tij, ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj Parashqevi Simakut, një nga këngëtaret më të njohura të kulturës shqiptare.

Zeka ka thënë se dhuna ndaj Simakut është ushtruar nga ish-sigurimi i shtetit të kohës së Enver Hoxhës, në krye me një nga oficerët më të lartë të sigurimit, Luan Bombardi.

Ai ka theksuar se ajo çka ka përjetuar Simaku është një dhunë e papërshkrueshme, “që vetëm Zoti mund ta dijë”, duke e quajtur këtë një akt të pashembullt barbarie.

“Ajo çka ka përjetuar Parashqevia, veç i madhi Zot lart e di, çfarë dhune, çfarë terrori të ushtruar nga ish-sigurimi i shtetit, të kohës së Enver Hoxhës, në krye me njërin nga oficerët më të lartë të sigurimit të shtetit me emrin Luan Bombardi”, tha Zeka në një deklaratë në emisionin “Kosova Today”.