Krasniqi: Votimi në ambasada nuk ia ka vlejtur, është operacion shumë i kushtueshëm e i komplikuar

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka folur për procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit që është bërë në konsullata dhe ambasada të Kosovës në shtetet mike. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky proces i votimit ka qenë më i kushtueshëm dhe nuk ia ka vlejtur. “Ky operacion nuk

Mars 6, 2025 - 02:00
 0  4
Krasniqi: Votimi në ambasada nuk ia ka vlejtur, është operacion shumë i kushtueshëm e i komplikuar
krasniqi:-votimi-ne-ambasada-nuk-ia-ka-vlejtur,-eshte-operacion-shume-i-kushtueshem-e-i-komplikuar

krasniqi:-votimi-ne-ambasada-nuk-ia-ka-vlejtur,-eshte-operacion-shume-i-kushtueshem-e-i-komplikuar

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka folur për procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit që është bërë në konsullata dhe ambasada të Kosovës në shtetet mike.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky proces i votimit ka qenë më i kushtueshëm dhe nuk ia ka vlejtur.

“Ky operacion nuk ia ka vlejtur për këtë numër të votuesve të cilët i kemi marrë. Për fuqinë politike është i rëndësishëm numri i deputetëve në Kuvend, numri i votave është i mirë për studime demografike për t’i parë ku i ke votuesit kur duhesh t’i mobilizosh. Realisht fuqia e partive politike përkthehet në numër të deputetëve të cilët i kanë në Kuvend, dhe i gjithë ky mobilizim është një ndryshim për një ulëse, në rregull le të janë, është një mënyrë e votimit përmes postës që atyre nuk u mohohet e drejta e votimit e kanë poashtu, madje në zgjedhjet lokale kjo mënyrë e votimit nuk është e lejuar me ligj. Është një mënyrë shtesë nuk e pakëson të drejtën e tyre për të votuar”.

“Për atë kosto, kemi ambasada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte 56 votues, ku stafi është dashtë të punojë nga ora 09:00 deri në ora 19:00 që të qëndrojnë i gjithë stafi aty për t’i pritur 50 persona që vijën aty të japin votën. Jo pse janë të pa rëndësishme secili duhet të japë votën, por është operacion jashtëzakonisht i komplikuar që nuk ia vlen të aplikohet”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv