Mimoza Musa: Ligjin për Arsimin e Lartë, në shërbim të universiteteve
Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa thotë se Ligji i ri për Arsimin e Lartë është më shumë në shërbim të universiteteve shqiptare se sa të universiteteve në përgjithësi, pa i cenuar ato. Duke folur për korrigjimet e bëra, Musa përmend faktin që është shtuar ndikimi i studentëve në organet drejtuese të universiteteve dhe në këshillin […]
Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa thotë se Ligji i ri për Arsimin e Lartë është më shumë në shërbim të universiteteve shqiptare se sa të universiteteve në përgjithësi, pa i cenuar ato. Duke folur për korrigjimet e bëra, Musa përmend faktin që është shtuar ndikimi i studentëve në organet drejtuese të universiteteve dhe në këshillin kombëtar, që nënkupton pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.
“E para është që projektet dhe publikimet shkencore që në fillim ishin të njëjta për të gjithë universitetet, tani ka ndryshuar edhe atë pikërisht në bazë të njësive akademike të cilat secili universitet i ka. Diçka tjetër që është ndryshuar, është shtuar edhe data baza ‘Scorpus’, është njëra ndër data-bazat më të rëndësishme veçanërisht për shkencat shoqërore dhe humane, është zgjeruar lista e bashkëpunimeve me universitetet ndërkombëtare, nga 500 ka shkuar në 1000, deklaroi Mimoza Musa, VLEN.
Kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se ata që janë kundër ligjit për arsim të lartë, duan të punojnë vetëm një herë në javë dhe të marrin paga deri në 150 mijë denarë.
“Tani ata duan të punojnë 1 ditë në javë, duan paga 120-150 mijë denarë, por nuk duan një punim shkencor në vit ta shkruajnë, që është punë e tyre, një punim. Kjo është njësoj si unë tani si kryeministër, të vijë në punë gjysmë dite në javë dhe të kërkoj dhjetëfish të ardhura më të mëdha dhe të mos përgjigjem për asgjë në shtet,” tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thekson se sugjerimet e arsyeshme janë marrë parasysh, dhe ligji tashmë konsiderohet i mbyllur dhe është gati për procedurën e mëtejshme qeveritare. Partitë opozitare LSDM dhe BDI vazhdimisht janë shprehur kundër këtij ligji, duke nënvizuar se cenon autonominë universitare dhe në vend të cilësisë, ushtrohet kontroll qeveritar mbi universitetet. /Alsat.mk