Ministri Filkov akuza ndaj Krenar Llogës: Ka blerë telefona dhe pajisje të shtrenjta dhe nuk i ka arsyetuar pse

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka zbuluar se kabineti i tij ka ardhur në një gjendje të vështirë, duke u përballur me borxhe dhe porosi që ai i sheh si të dyshimta dhe të paarsyeshme. Filkov akuzon paraardhësin e tij, Krenar Lloga, për zhdukjen e një dokumenti të rëndësishëm të klasifikuar nga Misioni Vlerësues i […]

tetor 17, 2024 - 00:00
 0  6
Ministri Filkov akuza ndaj Krenar Llogës: Ka blerë telefona dhe pajisje të shtrenjta dhe nuk i ka arsyetuar pse
Ministria e Drejtësisë, foto: Meri Jordanovska

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka zbuluar se kabineti i tij ka ardhur në një gjendje të vështirë, duke u përballur me borxhe dhe porosi që ai i sheh si të dyshimta dhe të paarsyeshme. Filkov akuzon paraardhësin e tij, Krenar Lloga, për zhdukjen e një dokumenti të rëndësishëm të klasifikuar nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian, duke theksuar se hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar vendndodhjen e tij. Ai ka shpalosur një listë të porosive të bëra për ombrella, bluzat dhe shishe, të cilat arsyetuar, ndërsa ka ngritur shqetësime lidhur me blerjen e telefonave celularë dhe skuterëve elektrikë me çmime të papërballueshme, transmeton Portalb.mk.

“Mora detyrën pa pranim-dorëzim dhe gjetëm një kabinet të zbrazur, përveç disa porosive të reja për: ombrella, bluza, çanta, shishe dhe artikuj të tjerë, çdo një nga 200 copë, me një faturë të papaguar prej 956 mijë denarësh. Ndesha në resurse financiare të zbrazura dhe nuk ka asnjë evidencë për shfrytëzimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera. Kjo tregon për mëvetësimin e ministrisë nga paraardhësi im”, deklaroi Filkov.

Në muajin nëntor, do të nisën debatet publike për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Po ashtu, për Kodin Penal, po shqyrtohen mundësitë për përfshirjen e dispozitave me fuqi retroaktive.

“Rreth Këshillit Gjyqësor, ne do të fillojmë debatet publike gjatë muajit të ardhshëm. Aktualisht, jemi duke formuar një grup të ri pune. Ende po kërkojmë zgjidhje optimale. Çështja e Kodit Penal është më e ndërlikuar; ligji nuk lejon zbatimin retroaktiv, dhe ne duhet të përqendrohemi në gjetjen e një zgjidhjeje që të sigurojë përgjegjësi për veprimet e deritanishme”, shtoi ai.

Filkov përmendi gjithashtu se po punon për një ligj të ri që do të rregullojë pensionimin e gjykatësve, me një moshë të propozuar prej 67 vjetësh.

Kujtojmë se akuza të ngjashme nga VMRO-ja janë bërë edhe ndaj ish-ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçeska. Deputeti Mile Lefkov njoftoi se ish-ministrja ka blerë dy bileta avioni për në Londër dhe nuk ka shkua.

Edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov akuzoi paraardhësen e tij në detyrë, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, për keqpërdorime, jo vetëm në sferën e shpenzimit të parasë publike dhe kartelës zyrtare, por edhe për operim të kundërligjshëm dhe në sferën e investimeve kapitale.