Ministri i Tregtisë i Turqisë sot vjen në Kosovë, do të pritet nga Kusari-Lila
Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat, sot do të vijë për vizitë në Kosovë. Ai do të pritet nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila. Takimi do të nisë nga ora 10:30, sipas njoftimit nga MINTI.
