Reduktimi me 40% i autobusëve, Teliti: Tirana në prag paralize, autoritetet heshtin

Reduktimi me 40% i flotës së autobusëve në Tiranë ka sjell kaos. Këtë pohoi anëtari i këshillit bashkia nga radhët e opozitës, Dorian Teliti, i cili akuzoi qeverinë dhe bashkinë për mosreagim. Teliti në emër të PD kërkoi masa konkrete nga bashkia dhe qeveria për të mos u përkeqësuar gjendja me transportin në kryeqytet. “Tirana […]

Prill 15, 2026 - 17:30
Reduktimi me 40% i autobusëve, Teliti: Tirana në prag paralize, autoritetet heshtin

Reduktimi me 40% i flotës së autobusëve në Tiranë ka sjell kaos. Këtë pohoi anëtari i këshillit bashkia nga radhët e opozitës, Dorian Teliti, i cili akuzoi qeverinë dhe bashkinë për mosreagim. Teliti në emër të PD kërkoi masa konkrete nga bashkia dhe qeveria për të mos u përkeqësuar gjendja me transportin në kryeqytet.

“Tirana rrezikon bllokim, që do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i lëvizshmërisë së përditshme të qytetarëve. Ulja me 40% e flotës së autobusëve do të thotë edhe më shumë makina në terren, më shumë trafik, më shumë ndotje të ajrit që thithim. Së dyti, reduktimi me 40% i flotës së autobusëve godet fuqimisht dhe drejtpërdrejt jetën ekonomike dhe sociale të kryeqytetit. Qytetarët do ta kenë më të vështirë të arrijnë në vendin e punës çka do të thotë se shërbime rrezikojnë vonesa e deri edhe paralizimin e plotë.

Qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi. Mbledhje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me qëllim që të bëjmë transparencë të plotë mbi situatën dhe të miratohen urgjentisht masa dhe paketa konkrete mbështetëse ndaj këtij sektori nga buxheti vendor i Tiranës”.