Vjosa Osmani “ndez” Llapin: Këtu ndihet fuqia e vërtetë!

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka zbritur sot në terren, duke zgjedhur rajonin e Llapit për të nisur një cikël bisedash të hapura drejtpërdrejt me qytetarët. Nën moton “Hajde folim”, Osmani ka mbledhur një masë të madhe njerëzish, duke sinjal...

maj 23, 2026 - 21:30
Vjosa Osmani “ndez” Llapin: Këtu ndihet fuqia e vërtetë!

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka zbritur sot në terren, duke zgjedhur rajonin e Llapit për të nisur një cikël bisedash të hapura drejtpërdrejt me qytetarët. Nën moton “Hajde folim”, Osmani ka mbledhur një masë të madhe njerëzish, duke sinjalizuar një mobilizim të fuqishëm dhe një rikthim dinamik në komunikimin publik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shihet krah bashkëpunëtorëve të saj të afërt, përfshirë Bardhyl Hasanpapajn, Osmani nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për mikpritjen llapjane, duke e cilësuar këtë rajon si vendin e besës dhe të njerëzve të palëkundur.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.