Ministri Murtezani për vizitë në Moldavi
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtazani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kishiniev, ku do të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë së Moldavisë, përgjegjëse për integrime evropiane, Kristina Gerasimov. Pas takimit është paraparë që negociatorët kryesorë për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë, Murtazani dhe Gerasimov, të nënshkruajnë Memorandum […] The post Ministri Murtezani për vizitë në Moldavi appeared first on InfoShqip.com.
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtazani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Kishiniev, ku do të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë së Moldavisë, përgjegjëse për integrime evropiane, Kristina Gerasimov.
Pas takimit është paraparë që negociatorët kryesorë për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë, Murtazani dhe Gerasimov, të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi (MoC) për procesin e integrimit evropian mes Qeverive të të dyja vendeve, kumtoi Ministria e Çështjeve Evropiane.
Në kuadër të vizitës, ministri i Çështjeve Evropiane, Murtazani, do të ketë takime të ndara me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Integrim Evropian, Ina Kosheru, si dhe me sekretarin shtetëror për Politikën e Mbrojtjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Moldavisë, Valeriu Mija.
The post Ministri Murtezani për vizitë në Moldavi appeared first on InfoShqip.com.