Ministri Murtezani viziton Ukrainën, Shkupi do të ndihmon Kievin në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri për çështjen e integrimeve evropiane, Orhan Murtezani, së shpejti do të realizon një vizitë në Ukrainë, mer vesh portal Lideri.mk. Siç marim vesh, qëllimi i vizitës është përkrahja për procesin integrues të Ukrainës, kurse pritet që ekspertë nga Maqedonia e Veriut të ndihmojnë Ukrainën në “kalimin” e kapitujve të nevojshëm për anëtarësim në BE. […] The post Ministri Murtezani viziton Ukrainën, Shkupi do të ndihmon Kievin në procesin e anëtarësimit në BE appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 6, 2024 - 14:01
 0  5
Ministri Murtezani viziton Ukrainën, Shkupi do të ndihmon Kievin në procesin e anëtarësimit në BE

Ministri për çështjen e integrimeve evropiane, Orhan Murtezani, së shpejti do të realizon një vizitë në Ukrainë, mer vesh portal Lideri.mk. Siç marim vesh, qëllimi i vizitës është përkrahja për procesin integrues të Ukrainës, kurse pritet që ekspertë nga Maqedonia e Veriut të ndihmojnë Ukrainën në “kalimin” e kapitujve të nevojshëm për anëtarësim në BE.

Informaconin e ka konfirmuar edhe kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në emisionin “Intervista te Lideri”, në portalin Lideri.mk.

Duke folur për kuadrot që e përfaqësojnë VLEN-in në qeveri, Ibrahimi ka thënë se është i kënaqur që asnjëri prej tyre nuk ka afera korruptive. E duke folur në veçanti për kuadrot e Alternativës, ai ka shtuar se Afrim Gashi, ish kryetar i Alterantivës, si kryetar parlamenti është politikanë shqiptar që gëzon reputacionin më të mirë nga të gjithë politikant shqiptarë në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, e si shembull ka përmendur edhe ministrin Murtezani.

“Ne e kemi marë resorin e eurointegrimeve që është aq i ndejshëm në kohën që po zhvillohen të gjitha çështjet e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Mua më vjen mirë që pikërisht Alternativa është partia që udhëheq ministrinë e cila luan rolin e integrimit të drejtpërdrejtë në Unioin Evropian. Orhan Murtezani është prezent në çdo takim që ka të bëjë me integrimin evropian. Ai është caktuar edhe kryenegociator për zhvillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Shumë shpejt do të jetë edhenë takime tjera të niveleve të larta, duke dhënë shembull se jo vetëm si VLEN e si Alternativë, por edhe si Maqedoni e Veriut jemi të përkushtuar për kursin euroatlantik të vendit.

Së fundmi kam informacion se do të jetë shumë shpejt në një vizitë në Ukrainë, duke dëshmuar edhe praktikisht se cili është përkushtimi ynë dhe në çfarë ane gjendet edhe koalicioni VLEN edhe shteti ynë.

Përveç që do të japë mbështetje për luftën e drejtë që e bën Ukraina, e cila po përjeton një aggression nga Rusia, arsyeja është që të japë edhe një ndihmesë për proceset që zhvillohen në Ukrainë, e që kanë të bëjnë veçmas me integrimin evropian. Ne si shtet mund të shërbejmë si shembull i mirë për Ukrainën, përkundër asaj që kemi bllokada gjatë rruës tonë për integrimin evropian”, ka deklaruar Ibrahimi.

The post Ministri Murtezani viziton Ukrainën, Shkupi do të ndihmon Kievin në procesin e anëtarësimit në BE appeared first on InfoShqip.com.