Ministri serb në Maqedoni, Stoillkoviqi i ha fjalët, përmirëson tekstin ku shkruan “Kosovo dhe Metohija”
Pasi në një postim në Facebook përdori termin “Kosova dhe Metohija”, Ivan Stoilkoviq, ministri i komunitetit serb në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut theksoi se teksti në profilin e tij do të përmirësohet ndërkohë që pranoi se është bërë një gabim. I pyetur nga TV21, se si do ta quaj tani e tutje Kosovën, Stoilkoviq […] The post Ministri serb në Maqedoni, Stoillkoviqi i ha fjalët, përmirëson tekstin ku shkruan “Kosovo dhe Metohija” appeared first on InfoShqip.com.
Pasi në një postim në Facebook përdori termin “Kosova dhe Metohija”, Ivan Stoilkoviq, ministri i komunitetit serb në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut theksoi se teksti në profilin e tij do të përmirësohet ndërkohë që pranoi se është bërë një gabim.
I pyetur nga TV21, se si do ta quaj tani e tutje Kosovën, Stoilkoviq tha se si pjesëtar i bashkësisë serbe kurrë nuk do ta pranojmë atë zgjidhje, por si obligim ligjor po.
“Ai është tekst i marrë nga faqja ime e Facebookut dhe asgjë më shumë.
-Po ajo qëndron në faqen zyrtare të Ministrisë dhe ju mbani post publik.
-Po, shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri, e ka marrë atë tekst nga Facebooku dhe ai tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim.
-A nënkupton kjo se është bërë gabim?-Po, po…
-Tash e tutje si do ta quani Republikën e Kosovës?
-Shikoni, si pjesëtar i bashkësisë serbe kurrë nuk do ta pranojmë atë zgjidhje, megjithatë si obligim ligjor, po…
-Si?
-Si obligim ligjor, po. Ju përgjigja, po.
-Si qëndron?
-Ja, ajo që dua të ju shpjegoj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë “Kosovo dhe Metohija”, me rezolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë si zëvendëskryeministër dhe ministër për marrëdhëniet mes bashkësive, do t’i respektoj obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e qeverisë maqedonase të sjellë në lidhje me këtë çështje.(INA)
The post Ministri serb në Maqedoni, Stoillkoviqi i ha fjalët, përmirëson tekstin ku shkruan “Kosovo dhe Metohija” appeared first on InfoShqip.com.