Ministria e Shëndetësisë finalizon projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani, masa më të rrepta për ambientet publike
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka finalizuar projektligjin për mbrojtje nga duhani, i cili në ditët në vijim pritet të dorëzohet në Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e The post Ministria e Shëndetësisë finalizon projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani, masa më të rrepta për ambientet publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka finalizuar projektligjin për mbrojtje nga duhani, i cili në ditët në vijim pritet të dorëzohet në Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e më pas në procedurë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Nga Ministria bëjnë të ditur se gjatë procesit të konsultimit publik me palët e prekura janë pranuar dhjetëra vërejtje dhe propozime, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështje teknike, si dhe me politika më të gjera që lidhen me sektorin e gastronomisë dhe aspektet ekonomike.
Sipas njoftimit zyrtar, grupi i punës ka harmonizuar tekstin final të projektligjit duke përfshirë këto elemente:
- Saktësim shtesë të definicioneve për hapësirë “të mbyllur” dhe “gjysmë të mbyllur”, me qëllim shmangien e paqartësive juridike dhe vështirësive në zbatim;
- Saktësim të ndalesave për materiet aromatizuese (aditivët) në produktet e duhanit dhe të ngjashme, në përputhje me praktikat e mira evropiane;
- Harmonizim të përcaktimeve që lidhen me mbikëqyrjen dhe kompetencat e organeve inspektuese;
- Saktësim të dispozitave për mbrojtje në dhe rreth objekteve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të tjera me interes publik;
- Përfshirje të mekanizmave për përmirësimin e zbatimit të ligjit përmes aplikimit të vonuar (shtyrjes së hyrjes në fuqi) të një pjese të dispozitave.
Nga Ministria theksojnë se qëllimi themelor i ligjit mbetet i pandryshuar, respektivisht mbrojtja e popullsisë nga pirja pasive e duhanit.
Projektligji parashikon masa të rrepta, duke përfshirë ndalimin e plotë të pirjes së duhanit në ambientet publike dhe në vendet e punës. Po ashtu, parashihet ndalimi i reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, si dhe rregullimi më i detajuar i shitjes, shfaqjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës.
Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se me miratimin e këtij ligji do të forcohet mbrojtja e shëndetit publik dhe do të harmonizohet legjislacioni vendor me standardet evropiane në fushën e kontrollit të duhanit.
Flaka
The post Ministria e Shëndetësisë finalizon projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani, masa më të rrepta për ambientet publike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .