Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e përditësuara për pacientët e paraqitur për herë të parë në Gostivar
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e përditësuara për numrin e pacientëve që kanë kërkuar për herë të parë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Qendrën Shëndetësore në Gostivar, me të dhëna deri më 26 korrik. Sipa...
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e përditësuara për numrin e pacientëve që kanë kërkuar për herë të parë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Qendrën Shëndetësore në Gostivar, me të dhëna deri më 26 korrik.
Sipas informacioneve të publikuara, nga 14 deri më 26 korrik janë realizuar gjithsej 4.197 kontrolle të para, prej të cilave 2.351 në Spitalin e Përgjithshëm dhe 1.846 në Qendrën Shëndetësore.
Numri më i madh i kontrolleve është regjistruar më 18 korrik, kur janë kryer 649 kontrolle të para – 334 në spital dhe 315 në Qendrën Shëndetësore.
Gjatë 26 korrikut janë evidentuar 127 kontrolle të para, që është dy më shumë krahasuar me ditën paraprake. Prej tyre, 91 kontrolle janë kryer në Spitalin e Përgjithshëm, ku 41 në Repartin Infektiv, 50 në Pediatri dhe asnjë në Qendrën Urgjente, ndërsa 36 kontrolle janë realizuar në Qendrën Shëndetësore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë dorëzuar 833 paraqitje zyrtare për sëmundje infektive, që është 32 më shumë se në raportimin paraprak. Gjithashtu janë anketuar 563 pacientë, përkatësisht 68 për qind e rasteve të raportuara.
Epidemia në Gostivar u shpall më 19 korrik, ndërsa autoritetet shëndetësore vazhdojnë të monitorojnë gjendjen dhe t’i përditësojnë të dhënat në baza ditore./INA/
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.