Ministria e Transformimit Digjital: Disa shërbime në uslugi.gov.mk përkohësisht të padisponueshme
Ministria e Transformimit Digjital njofton opinionin publik se, për shkak të arsyeve teknike dhe aktiviteteve të vazhdueshme për përmirësimin e pajisjeve, disa shërbime në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk janë përkohësisht të padisponueshme. Nga Ministria bëhet e ditur se po punohet aktivisht për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e funksionimit të plotë të të […]
Ministria e Transformimit Digjital njofton opinionin publik se, për shkak të arsyeve teknike dhe aktiviteteve të vazhdueshme për përmirësimin e pajisjeve, disa shërbime në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike uslugi.gov.mk janë përkohësisht të padisponueshme.
Nga Ministria bëhet e ditur se po punohet aktivisht për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e funksionimit të plotë të të gjitha shërbimeve, gjë që pritet të realizohet së shpejti.
Qytetarët do të informohen në kohë sapo shërbimet të jenë plotësisht të qasshme. Ministria falënderon qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin.