Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN

Në ambientet e EVN Maqedoni u zhvillua dje një vizitë pune nga ministrja federale e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Klaudia Plakolm. Në delegacion morën pjesë edhe ministrja The post Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 8, 2025 - 00:00
 0
Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN

Në ambientet e EVN Maqedoni u zhvillua dje një vizitë pune nga ministrja federale e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Familje, znj. Klaudia Plakolm. Në delegacion morën pjesë edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Sanja Bozhinovska, si dhe ambasadori i Austrisë në Shkup, Sh.T. Martin Pammer, bashkë me përfaqësues nga ambasada.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoh me arritjet dhe investimet e EVN Maqedoni gjatë viteve të fundit, me theks të veçantë në zhvillimin teknologjik dhe digjitalizimin e rrjetit energjetik. Pjesë e turit ishte edhe qendra dispeçerike, e cila përbën pikën qendrore për menaxhimin digjital të rrjetit shpërndarës në nivel kombëtar dhe ngjalli interes të veçantë nga vizitorët.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Wolfgang Maier, theksoi rëndësinë e reformave ligjore që po zhvillohen në Ministrinë e re të Energjisë:

“Ligjet dhe rregulloret që po krijohen në Ministrinë e sapoformuar të Energjisë janë jashtëzakonisht përparimtare dhe plotësisht të harmonizuara me tregun evropian, gjë që e pozicionon Maqedoninë në hartën energjetike të Evropës edhe pse ende nuk është anëtare e BE-së.”

Nga ana e saj, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, znj. Sanja Bozhinovska, vlerësoi bashkëpunimin me kompaninë si një model të suksesshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat:

“EVN Maqedoni mund të shërbejë si shembull se si një kompani e huaj duhet të bashkëpunojë me institucionet shtetërore, duke investuar jo vetëm në veprimtarinë e saj, por edhe në shoqëri.”

Ndërsa ministrja austriake Klaudia Plakolm shprehu kënaqësinë për vizitën dhe vlerësoi mënyrën e bashkëpunimit institucional në vend:

“Jam e impresionuar nga sinergjia ndërmjet sektorit privat dhe atij publik, si dhe nga mënyra se si institucionet krijojnë kushte për mbështetje dhe prosperitet të kompanive. Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe EVN-së është një shembull pozitiv që duhet ndjekur.”

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi shumëvjeçar ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e energjetikës, i cili ka sjellë shkëmbim të njohurive, përvojave dhe praktikave të mira.

EVN Maqedoni, si pjesë e EVN Grupacionit austriak, mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit, digjitalizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, me synim të qartë – një të ardhme energjetike të sigurt, efikase dhe të gjelbër për të gjithë konsumatorët në vend.

The post Ministrja Federale Austriake Klaudia Plakolm në vizitë pune në EVN appeared first on Flaka, në çdo lajm... .