Mirakovski: Për një javë duhet t’i kemi rezultatet fillestare nga matjet për ndotjen e ajrit në Trubarevë të Shkupit

Shtip, 15 shtator – Shkencëtarët hulumtues nga laboratori AMBIKON pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip për shtatë ditë duhet t’i kenë rezultatet fillestare nga stacionet matëse për cilësinë e ajrit, të… The post Mirakovski: Për një javë duhet t’i kemi rezultatet fillestare nga matjet për ndotjen e ajrit në Trubarevë të Shkupit first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shtator 15, 2025 - 17:00
 0
Mirakovski: Për një javë duhet t’i kemi rezultatet fillestare nga matjet për ndotjen e ajrit në Trubarevë të Shkupit

Shtip, 15 shtator – Shkencëtarët hulumtues nga laboratori AMBIKON pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip për shtatë ditë duhet t’i kenë rezultatet fillestare nga stacionet matëse për cilësinë e ajrit, të cilat dje i vendosën në Trubarevë të Shkupit, ku pardje nga zjarri u dogj deponia për mbeturina elektronike. Rektori i UGD-së dhe udhëheqës i laboratorit AMBIKON, Dejan Mirakovski tha se janë vendosur dy pajisje, të cilat vazhdimisht, 24 orë, në pesë ditët në vijim do të marrin prova nga grimcat të cilat më vonë do të analizohen. Njëri stacion matës ndodhet rreth 50 metra, ndërsa i dyti është rreth njëqind metra nga depoja për riciklim të mbeturinave elektronike dhe plastikës, e kompanisë F-Grupacioni në Trubarevë, që u djeg të shtunën.

Mirakovski tha se do të analizohen 32 elemente, si dhe nikeli, kadmiumi, arseni, plumbi dhe merkuri.

“Analizat përfshijnë përbërje të plotë kimike-përbërje elementare të grimcave, si dhe plotësisht të analizohen jononitratet e tretshme në ujë, sulfatet, amoniumi, klori, karbon elementar kaliumi. Ajo është pako standarde e analizave të cilat do të na mundësojnë së bashku me fshesat, përfshirë edhe metalet e rregullta të bëjmë vlerësim të cilësisë së ajrit në disa ditët në vijim2, tha Mirakovski.

Ai thekson se për momentin nuk mund të caktohet zona e disperzionit të grimcave që janë liruar në ajër. Kjo varet nga sasia dhe lloji i materialit që është djegur, por edhe nga kushtet atmosferike. Vlerësimi fillestar vështirë se mund të bëhet, sepse, siç tha Mirakovski, ende nuk ka informata të sakta se çfarë saktësisht ka pasur në depo. Vëren se me djegien e baterive të litiumit dhe plastikës formohen edhe gazra dhe grimca dhe një pjesë e tyre janë ndotës të pëhershëm organik.

“Nuk bëhet fjalë për fabrikë, por për depo dhe nuk ka informata të sakta për sasinë e materialeve brenda. Kur të merren të gjitha informatat mundet me modelim reverzibil të vlerësohet zona, ndërsa mundet edhe me marrje të drejtpërdrejtë të mostrave nga ambienti, sipas ndonjë orari dhe të konstatohet se sa ajo zonë paraqet rrezik. Kjo varet nga shumë faktorë dhe çfarëdo lloj diskutimi, përkatësisht përhapjes në hapësirë më[ të madhe e pakëson koncentrimin dhe nuk do të duhje të pritet ndonjë rrezik kimik në zonë ekstreme të madhe”, deklaroi Mirakovski.

Ai shtoi se përveç në ajër, është paraparë të bëhen analiza edhe në ujin dhe tokën e rajonit. Pas konstatimit të këtyre parametrave do të dihet nëse duhet të bëhet pastrimi dhe sanimi i zonës eventualisht të kontaminuar. 

The post Mirakovski: Për një javë duhet t’i kemi rezultatet fillestare nga matjet për ndotjen e ajrit në Trubarevë të Shkupit first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.