Misajllovski: Nëse ndonjë vend na mbështet vërtet maksimalisht dhe plotësisht, ajo është Amerika
Tani është koha më e mirë për të folur për paqen, jo për paketa të reja që do të ndihmonin Ukrainën, tha ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën magjedonase, duke shtuar se, për shkak të një borxhi të vjetër, Ukraina tërhoqi rreth dy milionë euro nga Ministria […]


Tani është koha më e mirë për të folur për paqen, jo për paketa të reja që do të ndihmonin Ukrainën, tha ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën magjedonase, duke shtuar se, për shkak të një borxhi të vjetër, Ukraina tërhoqi rreth dy milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
Ministri tha se nëse ndonjë vend e mbështet RMV-në vërtet plotësisht, ajo është Amerika. Ai theksoin se vendi kanë nshkruar gjashtë kontrata të reja me SHBA-në me vlerë më shumë se 20 milionë euro, disa prej të cilave janë për drone të sofistikua, ku të gjitha mjetet vijnë drejtpërdrejt nga fondet e Shteteve të Bashkuara.
“Nëse ndonjë vend na mbështet vërtet maksimalisht dhe plotësisht, ajo është Amerika. Jam shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe ajo që po ndodh vazhdimisht janë trajnime të reja, ushtrime të reja, konferenca të përbashkëta. Do të thoja që bashkëpunimi ynë është në piedestal dhe meriton lëvdata”, tha Misajllovski.
Ai foli edhe për synimet strategjike të vendit.
“Ne si shtet kemi dy synime kryesore strategjike. Këto janë BE dhe NATO. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, por aspirata për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, natyrisht, është më e madhja. Por, liderët evropianë, ajo që ata po mbrojnë është se duhet të ketë, nuk e di, një ushtri evropiane. Por po diskutohen edhe shumë detaje të tjera, si për shembull se si të ndahen fonde shtesë nga fondet e tyre për ndihmën ndaj Ukrainës dhe segmenteve të tjera. Por këtu mendimet janë të ndara”, tha ministri.
Nga ana tjetër, dje ish presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski është shprehur i shqetësuar për pozicionimin e vendit në lidhje me administratën e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Sipas tij, i rrezikshëm është qëndrimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, pas kthimit nga Amerika, se duhet të mësohemi me këtë normalitet të ri dhe se kjo normalitet i ri do ta pushtojë botën.