Molliqaj: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet, po përdor popullizëm për të përfituar politikisht
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të Listës Serbe, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti e di shumë mirë se ky subjekt do të certifikohet në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Molliqajt, çdo person që e njeh sistemin kushtetues të Kosovës
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të Listës Serbe, duke theksuar se kryeministri Albin Kurti e di shumë mirë se ky subjekt do të certifikohet në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Molliqajt, çdo person që e njeh sistemin kushtetues të Kosovës dhe historikun e dialogut, mund të parashikojë këtë rezultat.
“Kurti e din që Lista Serbe do të certifikohet. Kushdo që pak e njeh sistemin tonë kushtetues, por edhe historikun e dialogut, kaq punë di. Nuk e ka qëllim përjashtimin, e nuk mund të jetë as pasojë kjo”. tha Molliqaj në një postim në rrjetin social Facebook.
Ai theksoi se kjo është një përpjekje për të manipuluar sentimentet e qytetarëve për të fituar mbështetje politike, ndërsa kërkoi që të gjithë, nga opozita deri te shoqëria civile, të kundërshtojnë këtë qasje.
“Bashkë, opozitë, shoqëri civile e çfarëdo organizimi tjetër, të gjithë duhet ta mohojmë këtë eksploatim të sentimentëve nga e kaluara si material zgjedhor. Ky është policim i gjuhës, është rritje e autoritarizmit”. shkruan ai.
Kreu i PSD-së po ashtu shprehu shqetësimin se çdo tentativë për të përjashtuar Listën Serbe dhe grupe të tjera, është një tentativë për të shtuar tensionet dhe për të ndihmuar në ruajtjen e hegjemonisë politike të pushtetit aktual.
“Serbia si mendësi është këmbëkryq aty ku shpallën spiunë e armiq, ku shërbimi inteligjent implikohet për fabrikim akuzash, ku televizioni publik është militant, e shteti i kapur kontrollon tjerët duke rehatuar të vetët”, theksoi Molliqaj.
Shkrimi i plotë: