Monika Kryemadhi lë ambientet e SPAK: Prokurorët ishin të papërgatitur!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka lënë ambientet e SPAK. Para gazetarëve, Kryemadhi u shpreh se sipas saj prokurorët ishin të papërgatitur dhe profesionalizmi i tyre ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Pjesë nga fjala e Kryemadhit: Prokurorët ishin të […]

Nëntor 19, 2024 - 23:00
 0  7
Monika Kryemadhi lë ambientet e SPAK: Prokurorët ishin të papërgatitur!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat pasi ka lënë ambientet e SPAK.

Para gazetarëve, Kryemadhi u shpreh se sipas saj prokurorët ishin të papërgatitur dhe profesionalizmi i tyre ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria.

Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.

Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë. Rezulton se edhe s ai përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.

Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare.

Çështja e deklarimit të pasurisë për Metën ka rënë.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm vendosi të lërë të pandryshuar masën e sigurisë për çiftin Meta.