Noka u drejtohet pensionistëve dhe fermerëve që po protestojnë jashtë Kuvendit: Ky moment nuk është buxheti juaj, por një festë private e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare për projektbuxhetin e vitit 2025. Nga foltorja e Kuvendit, Noka u është drejtuar pensionistëve dhe fermerëve që i janë bashkuar protestës jashtë Kuvendit. Noka tha se ky moment nuk është buxheti i tyre, por festë për Ramën dhe ministrat […]

Nëntor 19, 2024 - 23:00
 0  7
Noka u drejtohet pensionistëve dhe fermerëve që po protestojnë jashtë Kuvendit: Ky moment nuk është buxheti juaj, por një festë private e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare për projektbuxhetin e vitit 2025.

Nga foltorja e Kuvendit, Noka u është drejtuar pensionistëve dhe fermerëve që i janë bashkuar protestës jashtë Kuvendit.

Noka tha se ky moment nuk është buxheti i tyre, por festë për Ramën dhe ministrat e qeverisë së tij.

“Pensionistë dhe fermerë që jeni jashtë, ky moment nuk është buxheti juaj, por një festë private e Ramës dhe grupit këtu mbrapa. Buxhetin nuk e lidh asgjë me njerëzit e thjeshtë dhe hallet e tyre. Ky buxheti është kurdisur në zyrat e errëta, në një kuzhinë ku gatuhen vetëm interesa okulte dhe aspak qytetare.

Ky buxheti është tregues i një tipari tipi i kësaj bande të pushtetit; gjithçka për vete dhe asgjë për njerëzit e thjeshtë. Motoja është të vjedhim gjithçka dhe më pas të blejmë pushtetin me para”, tha Noka.