Morën flakë lokalet dhe banesat përreth, pamje nga Prizreni ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike

Pamje të rënda vijnë nga Prizreni, aty ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike. Fatkeqësisht një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Për këtë rast zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori kujdestar. Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar RTV Besa: Deklarata e plotë e policisë për shpërthimin: Policia në

Jan 1, 2025 - 01:00
 0  8
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth, pamje nga Prizreni ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike
moren-flake-lokalet-dhe-banesat-perreth,-pamje-nga-prizreni-ku-aksidentalisht-shperthyen-mjetet-piroteknike

moren-flake-lokalet-dhe-banesat-perreth,-pamje-nga-prizreni-ku-aksidentalisht-shperthyen-mjetet-piroteknike

Pamje të rënda vijnë nga Prizreni, aty ku aksidentalisht shpërthyen mjetet piroteknike.

Fatkeqësisht një person ka marrë lëndime të rënda trupore.

Për këtë rast zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka publikuar RTV Besa:

Deklarata e plotë e policisë për shpërthimin:

Policia në Prizren dt. 31.12.2024 rreth orës 21:33 ka pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet PRISHTINA” në Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar të rrugës. Dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje, deri më tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë. Gjendja e tij është me lendime të rënda sipas informates është dërguar për në QKUK- Prishtinë. Si dhe deme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast. Po astu në vend ngjarje për kanë dalë edhe njesiti i zjarrfikesve të cilet kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili poashtu është në vend ngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendin e ngjarjes me hetuesin kujdestar. Duhet çekur se për momentin situata është nënkontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.