Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 9 shkurt 2025, pasi kanë marrë dritën e gjelbër nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Vetë kreu i KQZ-së ka pranuar problemet që kanë ndodhur gjatë procesit, megjithatë ka thënë se s’është cenuar integriteti i zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Mars 15, 2025 - 21:00
 0  3
Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot
partite-politike-kane-48-ore-afat-nese-duan-te-ankohen-per-rezultatin-e-zgjedhjeve-qe-u-shpall-sot

partite-politike-kane-48-ore-afat-nese-duan-te-ankohen-per-rezultatin-e-zgjedhjeve-qe-u-shpall-sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 9 shkurt 2025, pasi kanë marrë dritën e gjelbër nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Vetë kreu i KQZ-së ka pranuar problemet që kanë ndodhur gjatë procesit, megjithatë ka thënë se s’është cenuar integriteti i zgjedhjeve.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar gjithashtu se partitë politike kanë 48 orë afat për t’u ankuar rreth rezultatit të shpallur e të miratuar sot me dhjetë vota për në KQZ. Afati 48 orësh fillon nga ora 17:00 e ditës së sotme, ka sqaruar Radoniqi.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e mbajtur sot ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %.

Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %

PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %

LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %

AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26