Moti sot me diell dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 18 gradë
Moti në vend sot do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Sipas njoftimit të Administratës Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e lehtë The post Moti sot me diell dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 18 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Moti në vend sot do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Sipas njoftimit të Administratës Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të meteorologëve, deri të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Mëngjeset do të jenë më të ftohta, ndërsa në disa zona temperaturat minimale do të zbresin nën zero.
Ndërkohë, gjatë fundjavës pritet mot më i paqëndrueshëm me vranësira dhe mundësi për reshje të lehta lokale.
Flaka
The post Moti sot me diell dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 18 gradë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .