Arben Mustafa: Kurti ka përdorur negociatat për presidentin për të fituar kohë dhe për të futur opozitën nën presion

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa në emisionin Adresa ka kritikuar ashpër procesin e negociatave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rolin e kryeministrit Albin Kurti në këto bisedime. Mustafa tha se Kurti nuk ka treguar vullnet dhe sinqeritet gjatë negociatave, duke shtuar se në fillim u diskutua si për të gjetur

Prill 1, 2026 - 23:30
Arben Mustafa: Kurti ka përdorur negociatat për presidentin për të fituar kohë dhe për të futur opozitën nën presion
arben-mustafa:-kurti-ka-perdorur-negociatat-per-presidentin-per-te-fituar-kohe-dhe-per-te-futur-opoziten-nen-presion

arben-mustafa:-kurti-ka-perdorur-negociatat-per-presidentin-per-te-fituar-kohe-dhe-per-te-futur-opoziten-nen-presion

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa në emisionin Adresa ka kritikuar ashpër procesin e negociatave për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rolin e kryeministrit Albin Kurti në këto bisedime.

Mustafa tha se Kurti nuk ka treguar vullnet dhe sinqeritet gjatë negociatave, duke shtuar se në fillim u diskutua si për të gjetur një kandidat konsensual, por mungoi gatishmëria për të pranuar ndonjë kompromis. Ai theksoi se, përfundimisht, procesi për zgjedhjen e presidentit u reduktua në propozime të ministrave, më pas të nënkryetarit të LVV-së dhe në fund tek një deputete e partisë së tij.

Sipas Mustafës, qëllimi i këtyre negociatave ka qenë vetëm të fitohet kohë, të afrohet data e një krize politike, të vihet nën presion opozita dhe në fund të përpiqet të delegohet faji tek partitë opozitare në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai përfundoi duke thënë se ky lloj menaxhimi i procesit politik dëmton besimin në institucione dhe dëmton poashtu stabilitetin politik të vendit, duke e bërë të domosdoshme një qasje më transparente dhe të përgjegjshme nga qeveria dhe Kryeministri./Gazeta 10

https://youtu.be/iKsMo-8TYdQ