Mozzik me dedikim të veçantë për Kadri Veselin

Reperi Mozzik vijon të mbetet super aktiv në mediat sociale. E duke qenë se të dielën kosovarët do votojnë për Qeverinë e re, reperi ka bërë një dedikim. Ai ka postuar një ‘selfie’ me Kadri Veselin, që duket të jetë shkrepur majin e 2020-tës. “Eu po mirë juv kish pas njoftë e s’ishem kon tu […]

shkurt 5, 2025 - 22:00
 0  2
Mozzik me dedikim të veçantë për Kadri Veselin

Reperi Mozzik vijon të mbetet super aktiv në mediat sociale.

E duke qenë se të dielën kosovarët do votojnë për Qeverinë e re, reperi ka bërë një dedikim.

Ai ka postuar një ‘selfie’ me Kadri Veselin, që duket të jetë shkrepur majin e 2020-tës.

“Eu po mirë juv kish pas njoftë e s’ishem kon tu e ditë”, shkroi ai pos tjerash.

”Dielli do lind përsëri”, shtoi tutje reperi.

Kujtojmë se Mozzik prej kohësh ka treguar publikisht mbështetjen për krerët e UÇK-së që po vazhdojnë të gjykohen në Hagë.