MPB paralajmëron kallëzime përkatëse për tre të rinjtë e përfshirë në rrahjen e djeshme gjatë protestës së studentëve

Pas identifikimit dhe marrjes në pyetje, tre personat e arrestuar për shkak të përleshjes fizike në protestën studentore janë lëshuar nga autoritetet policore, ndërsa kundër tyre paralajmërohet kallëzim përkatës. Sipas MPB-së, bëhet fjalë p...

maj 19, 2026 - 18:31
MPB paralajmëron kallëzime përkatëse për tre të rinjtë e përfshirë në rrahjen e djeshme gjatë protestës së studentëve

Pas identifikimit dhe marrjes në pyetje, tre personat e arrestuar për shkak të përleshjes fizike në protestën studentore janë lëshuar nga autoritetet policore, ndërsa kundër tyre paralajmërohet kallëzim përkatës.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për tre të rinj nga Shkupi.

Më 18 maj rreth orës 18 në rrugën “Dimitrie Çupovski”, para Ministrisë së Drejtësisë, zyrtarët policorë të SPB Shkup i kanë arrestuar B.Xh. (28), R.A. (27) dhe S.D. (22), të gjithë nga Shkupi, pasi e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike për shkak përfshirjes në përleshje fizike”, thonë nga MPB.

Incidenti i djeshëm ndodhi pak para se studentët të arrijnë para objektit të Ministrisë së Drejtësisë. Arsyeja dyshohet të ketë qenë provokimi i një të riu maqedonas, pas çka janë vërsulur dy të rinj shqiptarë. Për rastin u deklarua edhe zëvendësministri Astrit Iseni me apel për qetësi e maturi. /Alsat/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.